Thaçi: Me Mustafën u pajtuam për qëndrim të unifikuar në çështjet e interesit nacional

09.03.2020 16:06:18

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar pas takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Thaçi ka njoftuar se janë pajtuar me ish-kryeministrin që të kenë një qëndrim të unifikuar në çështjet kryesore kombëtare.

Përmes një postimi në Twitter, Thaçi tha se është mirënjohës ndaj Mustafa dhe LDK-së që gjithmonë keni qenë konstruktiv në çështjet shtetndërtimit, përcjell lajmi.net.

“Takim i shkëlqyer pune me ish-kryeministrin dhe udhëheqësin e LDK-së, z. Isa Mustafa. Ne u pajtuam të kemi një qëndrim të unifikuar për çështjet kryesore kombëtare. I jam mirënjohës z. Mustafa dhe LDK-së që gjithmonë keni qenë konstruktiv në çështjet shtetndërtimit”, shkroi Thaçi.