Thaçi: Ndryshimi në infrastrukturë ligjore, dëshmi që po e luftojmë krimin

22.11.2016 10:31:57

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në takimin e parë të grupit punues për plotësim-ndryshimin e Kodit Penal dhe të Procedurës Penale, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë.

“Ashtu siç kam premtuar, kam kërkuar dhe inicuar ndryshimin e kodit penal dhe të procedurës penale të Kosoves”, tha Thaçi.

“Ne të gjithë jemi dëshmitarë se ndryshimet botërore si terrorizmi kërkojnë infrastrukturë ligjore për luftimin e këtyre dukurive, besoj fuqishëm se nisma të tilla tregojnë se Kosova po lufton fuqishëm për të luftuar krimin”, tha ndër tjerash presidenti i Kosovës.

Thaçi tha se poashtu ai inkurajon ministrinë e drejtësisë që të ketë bashkëpunim maksimal që ndryshimet legjistalive të jenë të thella”

Ndërsa, ministrja e drejtësisë Dhurata Hoxha në fjalën e saj tha që ata kanë vërejtur nevojën e rishikimit të kodit penal dhe procedurës penale të Kosovës.

“Përmes këtij procesi synojmë përparimin e legjislacionit në fushat si krim i organizuar dhe korrupsion”, tha Hoxha.

E gjithë këto zotime i mirëpriti kryesuesi i Këshillit gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi.

“Këshilli gjyqësor mirëpret angazhimin e presidentit dhe të ministres për rishikimin e legjislacionit, gjykatat janë të interesuara që legjislacioni të përmirësohet”, tha Idrizi.