Vulin ironizon me Lunacekun: Thirre vetë Vuçiqin, dhe tregona çfarë të thotë për Haradinajn

05.01.2017 18:41:52
Ministri serb për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Aleksandër Vulin kërkoi nga nënkryetarja e Parlamentit Evropian Ulrike Lunacek që të mos i kërkoj BE-së që t’i bëjë presion Serbisë.

Vulin i tha asaj se ajo personalisht të ushtroi presion mbi kryeministrin serbe Aleksandër Vuçiq që të heqë dorë nga urdhër-arrestet ndërkombëtare.

“Unë i bëj thirrje Ulrike Lunacek-ut që të mos i bëj thirrje BE-së të ushtroi presion mbi Serbinë, por personalisht të flas me kryeministrin Vuçiq dhe menjëherë ta informojmë opinionin Evropian se si ka kaluar (gjatë bisedës me Vuçiqin)”, ka thënë Vulin për Tanjugun, transmeton lajmi.net.

“Me padurim presim lajme”, shtoi ai.

Lunacek, e cila është edhe Raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën, ka kërkuar nga ana e BE-së që të ushtroi presion mbi Serbinë, pas arrestimit të Ramush Haradinajt, që të heqë urdhër-arrestin ndërkombëtar, pasi ai konsiderohet i vjetruar.

Lunacek i bëri thirrje, kreut të diplomacisë Evropiane, Federica Mogherini, si dhe të gjitha qeverive të të gjitha vendeve anëtare të BE-së, e sidomos atyre që e kanë njohur Kosovën, që t’i bëjnë të qartë Serbisë se mbajtja e urdhër-arrestit është e vjetruar dhe si e tillë duhet të tërhiqet.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinja, u arrestua të mërkurën në Francë nga një urdhër- arrest të lëshuar nga Serbia.

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, ka komentuar arrestimin e Haradinaj dhe ka thënë se Serbia do të kërkoj ekstradimin e tij.