Thaçi ngushëllon Afganistanin për viktimat e sulmit terrorist në Kabul

28.01.2018 12:54:54

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar shtetin e Afganistanit për viktimat e sulmit terrorist në Kabul, ku një ditë më parë u vranë rreth 100 persona.

Presidenti, përmes një postimi në Twitter ka thënë se Afganistani është një ndër të parët që njohën Pavarësinë e Kosovës, andaj ka dhe vend të veçantë për të.

”I pikëlluar dhe i shqetësuar nga sulmi terrorist në Kabul. Dhjetra të vrarë e qindra të plagosur. Afganistani është një nga vendet e para që ka njohur Kosovën dhe ka një vend të veçantë në zemrën tonë. Ngushëllime. Ta dini, nuk jeni të vetëm në luftimin kundër të keqes”, ka shkruar Thaçi.