Therret nga fqiu për shkak të siguresave të rrymës

18.11.2016 16:47:45

Dyzet vjeçari Jeremiq Nenad është sulmuar me thikë nga fqiu i tij Vukoviq R. rreth 53 vjeçar dhe ndodhet në spitalin e veriut të Mitrovicës për trajtim, ndërsa, është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në njërën prej ndërtesave në rrugën ‘Xhon Kenedi’ në veri të Mitrovicës, dhe sulmuesi pas incidentit është dorëzuar në polici.

“Dyshohet se deri tek incidenti ka ardhur pasi viktima i ka hequr siguresat nga ora e rrymës fqinjit të tij dhe kjo ka ndodhë disa herë gjatë ditëve të fundit.”