Tiranë, 14-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i banesës

24.11.2016 16:39:03

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:45, në rrugën e “Dibrës”, përballë me ish-shkollën e Bashkuar në Tiranë.

Një 14-vjeçare është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon. Sipas policisë pas marrjes së njoftimit menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar Shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr 4 dhe së bashku me Urgjencën i kanë dhënë ndihmën e parë, raporton TCH.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ka bërë të mundur identifikimin e shtetases K. B., 14 vjeçe, e cila është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon, duke rënë në taracën e katit të parë. Kjo shtetase ndodhet në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.