Tiranë, arrestohet një 27 vjeçare, përndiqte dhe kërcënonte një 39-vjeçar

28.11.2016 10:57:15

Një 27-vjeçare është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka përndjekur një 39-vjeçar. Policia e Tiranës bën me dije se SH.L 27 vjeç e ka përndjekur dhe e ka kërcënuar verbalisht R.D 39-vjeç. Gjithashtu ajo i dërgonte vazhdimisht SMS në telefonin e tij.

27-vjeçarja kishte njohje me R.D dhe e përndiqte, sepse kërkonte të krijonte një lidhje me të. Pasi nuk arriti qëllimin e saj, ajo e ka kërcënuar 39-vjeçarin edhe me SMS edhe në rrugë.

Shtetasja SH.L ka shkuar në Komisariatin nr.1 për të bërë kallëzim sikur 39-vjeçari e kishte përndjekur dhe kërcënuar, por pikërisht në këtë moment ajo është arrestuar.

“U arrestua në flagrancë shtetësia Sh.L vjeç 27, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur e kërcënuar verbalisht dhe me sms, shtetasin R.D vjeç 39 banues në Tiranë, dhe ka bërë kallëzim të rremë në polici”, njofton policia.