Tiranë, zjarr në një dyqan pranë Pazarit të Ri

08.01.2019 15:56:39

Një dyqan është përfshirë nga flakët tek tregu i biçikletave, prapa Pazarit të Ri.

Një dyqan është përfshirë nga flakët mesditën e së martës në Tiranë, tek tregu i biçikletave, prapa Pazarit të Ri.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të shuar flakët në mënyrë që të mos përhapen në objektet ngjitur.