T’paralajmrohet Berlini – Jo hartë t’re Ballkanit Përndimor !

28.04.2019 10:48:27
Nga Fatmir Bajraj
Kancelarja e Hekurt, Angela Merkel, t’mos jet kopje e Kancelarit të Hekurt, Otto Bismarku ! Takimi i Berlinit, i 29 Prillit 2019, të jet thelbësisht i ndryshëm nga Kongresi i Berlinit 1878. Kosova kurr më s’do pranojë të bëhët plaqkë tregu e destinuar për plotësimin e orekseve Serbo-Ruse n’Ballkan dhe në Europë, ata të cilët nuk kuptojnë këtë fakt historik, janë të destinuar t’a përserisin historinë. Sot Kosova n’veqanti, dhe shqiptarët përgjithësisht, nuk janë aty ku duhet, falë edhe padrejtësive historike të shkakëtuara nga pushtuesit shekullor në njërën anë, por edhe vendimeve t’padrejta të Fuqive t’mëdha, për intersat e tyre gjeo-politike & gjeo-strategjike, siq ishin Pakti i Shen Stefanit dhe Kongresi i Berlinit. Harta politike shqiptare n’Ballkanin Përendimor, ka marr formën e prerë me hyrjën triumfale të Aleancës Verio-Atlantike, SHBA-të në krye të NATO-në në Kosovë me 12 qeshor 1999. Kjo hartë ishte përmirësim i vogël por domethënës i një pdrejtësie historike kundrejtë shqiptarëve në trojet e veta etnike stergjyshore, dhe e njëjta, u legjitimua me akte relevante ndërkombëtare në proceset e kordinuara të lirisë, pavarësimit e shtet-ndertimit, nga Bisedimet e Vjenës për Stausin, Ri-shpalljën e Pavarësisë së 17 shkurtit 2008, Njohjet nderkombëtare, Pavarësinë e mbikqyrur dhe deri tek Shtet-bërja tok me miqët tanë Euro-Përendimor dhe SHBA-së ! “Ndryshimi” i interesave gjeo-strategjike & gjeopolitike në Europën e Bashkuar, Euro-Azi dhe përtej Atlantikut, në njërën anë, dhe krijimi i aleancave fluide të derivuara nga këto ndryshime, nuk guxojnë t’prekin interesin nacional shqiptarë n’Ballkanin Përendimor, dhe aq më pak të cenojnë e vëjnë n’dyshim integritetin teritorial të Shetit të Pavarur të Kosovës, si kompromis maksimal i shqiptarëve n’Ballkanin Përendimor si zgjidhje t’dhimbshme kompromisi, duke lënë jashtë Shteteve tona Nacionale, Shqipëri & Kosovë, viset e banuara me shqiptarë etnik, në Kosovën Lindore & Iliridë. Kosova Shtet Sovran dhe i Pavarur me të drejtat suplementare për pakicat, të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe e interesuar fortë & fuqishëm, për realizimin n’plotëni të lirive dhe të drejtave kombëtare për shqiptarët etnik në trojet e veta në ish Jugosllavi ; n’Kosovën Lindore dhe në Iliridë, është minimumi nën të cilin shqiptarët n’Ballkanin Përendimor nuk mund të shkojnë. Nese ky stad i yni, i njohur e konfirmuar botërisht ; cenohet dhe rrezikohet, atëherë shqiptarët dhe shqiptarëve gjithandej i’u imponohet kalimi në një zgjidhje të natyrshme si komb : Bashkimi i Kombit në trojet e veta…! Për dallim nga Berlini i Kancelarit të Hekurt, Otto-Bismarkut, ku shqiptarët nuk ishin të ftuar në Kongres, nuk trajtoheshin si faktor dhe nuk njihëshin si njësi, Berlini i Kancelarës së Hekurt, Angela Merkel, i ka të ftuar të takimit ; Presidentin Thaqi dhe Kryeministrin Hardinaj, përballë, Presidentit dhe Kryeministres serbe ; Vuqiq & Bernabiq. Falë këtij momentumi & konteksti, përfaqësusesit legjitim & legal të republikës së Kosovës, e kanë obligim shtetëror & detyrim Kushtetues, ruajtjën e qenjës dhe shtetësisë së pakontestueshme të Kosovës, duke ruajtur integritetin & sovranitetin e e vendit, si dhe karakterin unitar të Republikës së Kosovës së 17 shkurtit 2008. Pra, kujdes ; Kosova jo n’tavolinë, por në anën e kundërt të tavolinës & palës tjetër, të barabartë n’bisedime- Serbisë armike…! Si palë të barabarta n’bisedime dhe n’përpjekje për gjetjën e zgjidhjës dy-palëshe që konfirmon njohjën e ndersjellë dhe reciprocitet ekuiavalent në mbrojtjën e pakicave jashtë kufijëve shtetëror të të dyja vendeve respektive ; Serbi & Kosovë ! Berlini t’a ketë të qartë : Asnjë zgjidhje dhe ofertë, e cila bie n’kundërshtim më interesin Nacional-Shtetëror të Republikës së Kosovës, e arritur me sakrificën dhe flijimin e brezave ndër shekuj, edhe ashtu të cunguar si kompromis historik deri të Liria, tëk popullli shumicë i Kosovës (shqiptarët) nuk do të pranohet dhe as kapërdihet kurr…! Berlini, Parisi & Brukseli, njësoj sikur Prishtina & Beogradi, duhet t’a ken të qartë : Kosova është Shtet Sovran & Demokratik i merituar dhe jo plaqkë që mund të përdoret si monedhë për kusuritje në aleancat fluide, si e tillë ; nuk shit-blehet dhe as falët.