Tragjedi në Indi, treni del nga binarët, mbi 90 të vdekur e të plagosur (Video)

20.11.2016 08:38:07

Mbi 90 persona kanë vdekur ose janë lënduar rëndë në kur një tren udhëtarësh ka dalë nga binarët në afërsi të qytetit Pukrajan në Indi.

Operacioni për shpëtimin e pasagjerëve është duke u zhvilluar, kurse dyshohet se numri i të vdekurve dhe të lënduarve mund të jetë edhe më i madh, transmeton Telegrafi.

Fatkeqësia ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit, rreth 100 km larg Knapur-it, qytetit të dytë për nga madhësia në Indi.

Ende nuk dihen shkaqet se pse treni ka dalë nga binarët.