Tragjedi në Nigeri: Shembet çatia e kishës, 160 të vdekur (Video)

11.12.2016 11:43:38

Nga shembja e papritur e kulmit të një Kishe në Uyo, në jug-lindje të Nigerisë, kanë gjetur vdekjen të paktën 160 njerëz, që po merrnin pjesë në inaugurimin e një peshkopit.

Disa raporte thonë se numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh dhe shumë njerëz besohet se janë ende të bllokuar nën rrënoja.

Qindra njerëz ishin brenda Kishës Biblike, përfshirë edhe Akwa Ibom, guvernatorin e shtetit , i cili i mbijetoi katastrofës.

Kisha ishte ende në ndërtim e sipër dhe punëtorët kishin nxituar për të përfunduar atë për inagurimin, thanë dëshmitarët, shumicës të së cilës i shemb catia mbi kokë.