Kryeministri Mustafa dënon sulmet në Stamboll

11.12.2016 11:47:47

Kryeministri Mustafa ka dënuar sulmet në Stamboll dhe ka shprehur ngushëllimet për qeverinë dhe popullin turk.

“I tronditur nga lajmet për sulmet në Stamboll. Qeveria e Kosovës i dënon këto akte të terrorit. Ngushëllimet tona për Qeverinë dhe popullin turk” – ka thënë ndër tjerash kryeministri Mustafa.