Tragjedia në Korçë/ Marsela Toshi përplaset në TV me nënën: Boll se më ke lënë rrugëve

13.12.2016 14:24:10

Marsela Toshi, 24 vjeçarja që humbi dy fëmijët e saj në tragjedinë monstruoze të Korçës ku Naum Toshi vrau dy të miturit 4 dhe 6 vjeç dhe më pas dhe veten. Përpos dhimbjes së madhe ajo është duke u përballur edhe me akuzat e rënda publike të familjes së ish-bashkëshortit dhe nënës së saj që e ka braktisur që kur Marsela ishte 5 vjeç. Gjithë historia e saj është bërë publike në TV këto dy ditë, ku 24 vjeçarja vihet në shënjestër dhe akuzohet si një vajzë e përdalë nga familjarët e saj.

Nëna biologjike Mimoza Grëmi është divorcuar prej vitesh nga babai i Marselës dhe jeton prej 18 vitesh në Itali. Ajo doli live në emisionin me “Zemër të hapur” në “News 24” duke hedhur një lum sharjesh e akuzash për Marselën.

Më pas 24 vjeçarja Marsela që jeton në Greqi  ka hyrë në lidhje telefonike dhe ka folur për herë të parë për marrëdhënien me Naumin, nënën, etj.

Ku ishe ditën e 5 dhjetorit?

Nuk di ç’datë ka qenë, natën që ndodhi kjo unë isha në një makina me 4 pjesëtarë duke ikur për Selanik të merrja trenin për Athinë.

Ti ke deklaruar se je dhunuar?
Unë kam fjetur jashtë me dy fëmijë të vegjël në Korçë. E kam denoncuar në Greqi Naumin, kam shkuar edhe në policinë shqiptare. Atë natë që kam shkuar kam fjetur në tokë. Unë humbas fëmijët e mi, që të tëra i bëra për ata. Ajo nënë ka akoma ka gojë dhe flet, që më ka lënë 200 euro për 24 vjet. Iu përgjërova më ço 50 euro të blej një thes me miell dhe nuk e çau topin e tani del dhe më bën përralla mua. Që nuk më zë gjumi natën.

Si e mësove lajmin?

E mësova nga interneti vetëm për burrin isha në metro dhe pastaj për fëmijët, mu prenë këmbët. Nuk i besoja syve. Nuk më lanë as t’i shihja.

Kam ardhur në orën 2-3 të mëngjesit dhe në 4 ika, u zgjova nga gjumi në 2 e ca të drekës e 3 kam dalë nga shtëpia, mori hotelin te trekendeshi, ika me vrap të takoja fëmijët, iu putha dhe iu luta të më jepte fëmijët, me nxori jashtë, me mbylli derën, ika direkt mora plackat dhe ika.

Me cfarë pune merresh?

Unë punoja kamariere dhe pastaj punoja natën, kam ikur me vullnetin e tij.

Kush nuk të la të merrje pjesë në varrimin e fëmijëve

Babai dhe nuk kam për t’ja falur kurrë, doja të shikoja për herë të fundit fëmijët e mi

 

Sa e vështirë ishte për ty?

Unë dua të mbyll plagët, kush flet ashtu, nënë është ajo që s’më la bukë të haja, më la 5 vjec. Unë haja miell të skuqur, ajo hante bërxolla, jam rritur me një palë pantallona.

Si je njohur me Naumin?

Para 7 vjetësh jam njohur, isha lidhur me tjetër që më rrihte, babai im thotë që ika, ika se e kisha trupin e të nxirë nga ai, i kërkova babai 10 euro e më ka thënë nuk do ushqej fëmijën e tjetrit ndaj u detyrova të martohesha, ja ky është babai im.

Naumi më ka marrë në telefon, ishte i vetmi person që i qaja hallet, ai më ndihmoi të ikja nga shtëpia, dola më fëmijën në krahë dhe më ka marrë Naumi, doja të shkëputesha me Naumin, babai s’më pranoi dhe u martova. Ai më kishte marrë për të më nxjerrë në rrugë, ka fëmijë tjetër me nbë greke, e mora vesh se e takonte fshehur.

Pra ka fëmijë jashtë martese me një greke?

Po, por nuk ma tha në fillim…

Si sillej me fëmijët?

I bërtiste më hipte dhe mua frikë kur i bërtiste, nuk kujdesej, unë isha nënë e babë për ata, për spital, për cdo gjë, unë isha, sa dhe njerëzit rrugës më thoshin ke burrë apo nuk ke burrë. Nuk e di si ghejnë surrat e thonë ato që thonë, bënë fëmijë e nuk ditën t’i mbante

Para sa kohësh e mësuat se donte të conte prostitutë?

Kur kisha fëmijët dy vjeç, e pranoi vetë, dhe më tha unë për atë punë të mora dhe më pas pranoi që kishte fëmijë me një tjetër

Pse u kthyer nga Greqia?

Nuk kishte punë, kishte faturat pa paguar, kishim 200 euro, erdhëm në shqipëri me 20 euro, unë me fëmijët kemi ngrënë makrarona 2 ditë pa vaj e pa kripë.

Pas sa kohësh ikët pranë në Greqi?

6 ditë kisha larguar unë

Si ikët, me miratimin e Naumit?

Ai më kërkoi të punoja me lekë në Korcë, i thashë nuk dal aty të ma bëjnë me gisht të tjerët, punë nuk kisha, babai më keq, e mamaja më keq akoma, ai nuk punonte, lekë s’kisha, ku të vija të hapja këmbët me lekë, më tha ik

Pse ka opinion të mirë te prindërit e tyre Naumi dhe te qytetarët?

Cfarë të them unë…Pse të tjerët thonë ndryshe.

Njeriu njihet në jetë, unë haja miell të skuqur e babai im bërxolla, nuk kisha mbathje të vishja 14 vjec goc, vija me tuta me andrra, kështu veja në shkollë unë.

***

Intervista e nënës së Marselës, Mimoza Gërmi në studion e News 24

Si e morët vesh lajmin?

Mimoza: E mora vesh nga ish-kuanti im. Kisha shkuar për të pastruar një shtëpi.

Çfarë ju tha?

Mimoza: Në fillim më tha që more vesh nga Shqipëria? Jo i thash nuk di gjë. Më mire gjithmonë në telefon. Nuk di gjë. I thash çfarë ka bërë? Më tha, ‘po lërë atë por ka vrarë dhe dy fëmijët’. Nuk dija ca të bëja anë atë moment. U trondita shumë (preket)

Si i përgjigjeni akuzave të Marseles?

Marsela kur ka ardhur te tezja, ajo tallej me ne, në shtatorin e vitit të kaluar, tallej me ne, dhe unë si e ëma e saj, unë haja misra të zier dhe ikja zbathur dhe nuk bëj si ajo, ajo e ka nga papunësia nuk ka punuar kurrë në jetën e saj, kur më ka kërkuar lekë me mesenger unë e kam marr në telefon te numri i Naumit se më kërkoi 300 euro për të blerë syze për cunin e madh dhe ajo nuk donte të fliste, thoshte nuk është mama të flasë me mua, ia kam nisur lekët, i thashë c’të të bëj ty o Naum, ai më ka folur që mos i jep lekë, se jam unë këtu. Unë nuk jam zengjine andej. Kur lindi djalin e dytë Marsela vajta në Greqi dhe aty e takova burrin e Marselës.

Si ishte lidhja me Naumin?

Nuk besoj asnjë gjë nga ato që thotë ajo, ai lloj njeriu nuk prekte me dorë, ai i ledhatonte, ajo i rrihte fëmijët. Kur kam shkuar në Korçë, doja të dija si sillej ajo me Naumin e jo ai me atë, ajo duhanin vu, kur s’kam lekë të ha bukë nuk pi duhan.

Pse keni këtë lidhje të tensionuar?

Se unë i flisja, kur e denoncoi Naumin ajo në Greqi unë i fola

Pse e denoncoi, se e kishte rrahur?

Se ajo iku me një tjetër, më morën në telefon dhe më treguan se ajo kishte ikur