Treni del nga shinat, 32 të lënduar

04.01.2017 16:03:10

Një tren ka dal nga shinat të mërkurën në mëngjes në New York, ku tridhjetë e dy persona pësuan lëndime të lehta dhe u trajtuan në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq sipas një zjarrfikësi askush nuk u shtrua në spital, transmeton lajmi.net.

Shkaku i daljes së trenit nga shinat, në “Long Island Railroad Track 6” në Brooklyn, ende është e paqartë.