Treni del nga shinat në metronë e Marsejës, 14 të plagosur

21.12.2018 13:59:41

Të paktën katërmbëdhjetë persona janë plagosur të premten në Marsejë të Francës, pasi një tren metroje doli nga shinat.

Autoritetet e transportit thanë se të plagosurit janë të gjithë udhëtarë të trenit, të cilët u goditën nga tavani që ra mbi kokat e tyre. Fatmirësisht asnjë nga lëndimet nuk është kërcënuese për jetën.

Incidenti thuhet se u shkaktua nga një incident me një prej gomave të trenit, pasi ai hipi mbi një copë që ra nga sistemi i tërheqjes.

Prej incidentit do të ketë pezullim të lëvizjes  përgjatë një segmenti të sistemit tranzit deri në fund të ditës, ndërsa një autobus u vendos për të kryer linjën dhe për të mos lënë në baltë udhëtarët.