“Treni” përçanë politikën serbe, akuza ndërmjet Qeverisë dhe Presidentit

17.01.2017 16:32:35
Zëvendëskryeministrja serbe, Zorana Mihajlloviq pret nga politikanët serbë të mos përdorin serbët e Kosovës në fushatat e tyre dhe të kontribuojnë në qetësimin e tensioneve.
Ajo ka kritikuar ashpër presidentin, Tomisllav Nikoliq i cili po e akuzon qeverinë se pse nuk po kërkojnë kthimin e trupave serbe në Kosovë.

“Unë jam e bindur se presidenti e dinë shumë mirë se trupat tonë nuk mund të hyjnë në Kosovë”, ka thënë Mihajlloviq, transmeton lajmi.net.

Ajo vuri në dukje se presidenti nuk pret që Serbia të deklarohet pse qeveria heshti për vrasjen e mundshme të serbëve në Kosovë dhe kjo është arsyeja se disa muaj para zgjedhjeve ai po kërcënon me dorëheqjen e tij.

“Qeveria e Serbisë është duke bërë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, ajo do të bëjë gjithçka për të ruajtur sigurinë e qytetarëve të saj në Kosovë dhe për ta parandaluar ndonjë konflikt të mundshëm. Unë jam e bindur se për këtë është në dijeni edhe presidenti Tomislav Nikoliq”, ka thënë Mihajlloviq.

Ajo theksoi se të gjithë politikanë në Serbi, veçanërisht zyrtarët më të lartë të shtetit, presin që provokimet të vijnë nga politikanët shqiptarë në Kosovë e më pas t’i përgjigjen me mençuri.