Tri parimet, apo tri mashtrimet më të fundit të Albin Kurtit?

15.02.2020 13:41:32

Nga Rexhep Kastrati

  1. Mashtrimi parë: S’ka marrëveshje pa dialog

Një nga parimet që Albini e ka proklamuar vazhdimisht ka qenë se nuk ka negociata me Serbinë, por vetëvendosje! Për të kundërshtuar negociatat e Vjenës për Planin Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, Albin Kurti, më 10 shkurt 2007 kishte organizuar një nga protestat që u kthye në të dhunshme, me dy viktima, Arben Xheladinin dhe Mon Balajn, si dhe me dhjetra të plagosur. Nuk ishte kjoe  vetmja protestë që ishte bërë kundër negociatave të Vjenës, por kjo përmendet pikërisht për shkak të dhunës dhe viktimave të shumta qoftë me jetpë, qoftë edh me plagosje e lëndime. Kur filluan negociatat në Bruksel, të cilat kurrë dialog nuk kanë qenë, por negociata për statusizimin e serbëve në Kosovë, e që u kthyen edhe në negociata për ndryshim kufijsh, Albin Kurti, sërish mashtroi duke u deklaruar kundër tyre. Ai thoshte se nuk do të ketë dialog me Serbinë, por do të dialogojë me serbët lokalë për interesat dhe nevojat e tyre. Madje, ai ishte edhe më konkret: meqë lista “Srpska” është ambasadë e Serbisë në Kosovë, nuk do të ketë biseda me të dhe as përfshirje të saj në qeverinë që do të drejtonte ai Ndërkohë, ende pa e formuar qeverinë, Albini shkeli këto parime dhe pranoi edhe të dialogojë me Serbinë, edhe me listën “Srpska”. Me listën “Srpska” jo që bisedoi, por pranoi të gjithakushtet e saj, përfshirë edhe rritjen e numrit të ministrive për të nga një në dy ministri. Në Munih, ndërkaq, doli me një referat populist si të ishte para militantëve të tij në Prishtinë. Dhe aty jo veç që u ul në një tavolinë me Vuçiqin, por konfirmoi se pa dialog nuk ka marrëveshje, duke komnfirmuar edhe një herë se kishte shkelur të gjitha parimet e proklamuara më parë. Është e qartë se Albini do të negociojë rrast me Serbinë, dhe do të arrijë marrëveshje. Sigurisht, se nuk kemi pse të ejmi optimistë lidhur me negociatat që do t’i zhvillojë Albini me Serbinë, edhe për shkak të dy parimeve të tjera që i proklamoi në Munih.

2. Mashtrimi i dytë – Jo dialog me harta

Një nga parimet themelore që Albini ka proklamuar Albini që nga fillimi ka qenë parimi i bashkimit kombëtar me referendum. Bashkimi kombëtar do të thotë ndryshim kufijsh në rajon, përkatësisht hapi i parë drejt krijimit të shteteve etnike në Ballkan, që do të hapte çështjen e kufijve në tërë Ballkanin dhe më gjerë, e që do të rikthente hartat e ndryshme të vjetra dhe të reja, si dhe gjakderdhje të mëdha. Ky parim ishte shkelur më parë nga Albini kur ishte kthyer në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë me anë të referendumit. Si bashkimi kombëtar, ashtu edhe bashkimi i Kosovës me referendum janë në kundërshtim me parimet e grupit të Badinterit për mosndryshimin e kufijve ndërmjet shtetevetë dala nga ish-Jugosllavia, dhe që implikonte ndryshimet kushtetuese në Kosovë për t’u hequr pika tre e nenit një të kushtettuës që ka vendosur kufizime lidhur me bashkimin e Kosovës me ndonjë shtet, pjesë të ndodnjë shteti apo me ndonjë union, e që do të hapte rrugën edhe për miratimin e ligjit për referendum. Për të gjitha këto duhet vota e lsitës “SRpska”, e cila kurrë nuk ka qenë më e fuqishme dhe më përcaktuese. Sigurisht se siç kanë bërë kushtëzime për përfshirje në qeveri apo për të votuar ndonjë ligj apo akt tjetër, serbët do të kushtëzojnë votën pro për ndryshimet kushtetuese me të drejtën që edhe ata të mbajnë referndum për bashkim me Serbinë. Dhe këtu jemi te projekti i Boris Tadiqit, i cili në përputhje me Memorandumin 2 të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë, të vitit 2011, po atë vit do të deklaronte: “Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është një nga zgjidhjet e mundshme për t’i dhënë fund konfliktit në Ballkan, me kusht që Serbia të marrë një pjesë të territorit të Kosovës”. E parimi – jo dialog me harta – në shkim të parë do të rrëzonte të gjitha këto, si dhe do të konfirmonte zërat se SHBA ka të gatshëm një plan për shkëmbim territoresh etj. Pra, ky parim rrëzon gjithë propagandën e Kurtit për bashkim kombëtar dhe për bashkimin e Kosovës, por që në thelb është vetëm një formë kamufluese për hapate mëtejmë që Albini do të hedhë në këtë drejtim. Këtë e konfimon edhe parimi i tretë që ka proklamuar në Munih.

3. Mashtrimi i tretë – Jo president afër hartave

Ky parim e rrëzon për tokë Albinin, i cili nuk përjashton hartat, por thotë jo president afër hartave! Pra, harta po, por jo president! Në shikim të parë, ky parim duket se i referohet Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit, por në fakt është vetëm një sofizëm spekulativ, sepse vetëm pak ditë më parë, Albini kishte ftuar Hashim Thaçin për koordinim të politikës së jashtme, pra edhe për negociatat me Serbinë. Në anën tjetër, kur bëhet fjalë për Aleksandër Vuçiqin, Albin Kurti nuk ka asnjë diskreciontë prëcaktojë kush do të jetë përfaqësues i Serbisë në negociatat në Bruksel. Kështu, që qysh në fillim ky parim duket qartë veç një sofizëm spekulativ. Mirëpo, edhe po të ishte e saktë se presidentët nuk do të përfshiheshin në negociata të Brukselit, çështja e hartave mbetet, dhe ka shumë pak rëndësi se a do të jenë presdintët afër tyre, a do të jenë kryeministrat.

Nga këto del një konkluzion tepër sinjifikativ dhe të rrezikshëm: Albin Kurti mëton të marr përsipër vetë dialogun me Serbinë dhe për të diskutuar ai për hartat e mundshme që do të shtroheshin dhe do të hapeshin gjatë negociatave.