Trump deklaron se ish-këshilltari i fushatës së tij “e ka humbur mendjen”

03.01.2018 20:21:47
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka kundërshtuar ish këshilltarin e tij të ngushtë në fushatë dhe ish shefin e strategjisë së Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon, transmeton Reuters.

Bannon është cituar në librin e ri të gazetarit Michael Wolff, të ketë cilësuar “tradhti” takimin në mes të djalit dhe dhëndrrit të presidentit amerikan me një grup të rusëve në qershor të vitit 2016.

“Steve Bannon nuk ka të bëjë asgjë me mua ose me presidencën time. Kur është shkarkuar ai nuk e ka humbur vetëm punën, por edhe mendjen”, ka thënë presidenti Trump.

“Steve nuk e përfaqëson bazën tim, ai është aty vetëm për veten e tij”, është thënë tutje në deklaratë.