Trump kërcënon se do e burgos Clinton nëse ai fiton zgjedhjet

10.10.2016 18:24:05

Në debatin e dytë presidencial, në mbrëmjen e së dielës, Trump ka bërë një kërcnim publik ndaj kandidates demokratike për presidente Hillary Clinton, se nëse fiton zgjedhjet presidenciale muajin e ardhshëm do ta dërgoj atë në burg.

“Nëse unë do të fitoj, do të udhëzoj prokurorin e përgjithshëm për të angazhuar një prokuror të veçantë për të shqyrtuar rastin tënd (e-mailet e fshira), sepse nuk ka pasur asnjëherë kaq shumë gënjeshtra, kaq shumë mashtrime.”

Më pas Clinton i quajti komentet e Trumpit gënjeshtra, më pas tha ” Është shumë mirë që dikush me temparamentin e Donald Trumpit nuk është në krye të ligjit në vendin tonë.”

Ndërsa Trumpi sikur duke e vazhduar fjalinë e saj, tha “Sepse ti do të ishe në burg.”

Më pas kur u pyetën përgjegjësit e kampanjës së Clintonit për këtë kërcënim që iu bë asaj, thanë se për fat të mirë Trump nuk është në krye të ligjit dhe kurrë nuk do të jetë. /Fokusi/