Trump mesazh presidentit të Meksikës: Nëse nuk e paguani murin, anuloje vizitën

26.01.2017 16:08:51
Donald Trump ka deklaruar se presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto është më mirë të qëndrojë në shtëpi javën e ardhshme në vend të takimit me të, në qoftë se vendi i tij nuk është i gatshëm të paguajë për murin në kufi.
Menjëherë pasi Trump dha urdhër për ndërtimin e atij muri, një ndihmës i Niettos deklaroi se kreu i shtetit meksikan mund të anulojë vizitën në Uashington që ishte planifikuar për të martën e ardhshme.

“Nëse meksika  nuk ka dëshirë të paguajë për murin, atëherë më mirë të anulojnë vizitën”, ka shkruar Donald Trump në twitter.

Takimi me presidentin e Meksikës, cilësohej si mjaft i rëndësishëm për dy shtetet për përmirësimin e raporteve në tregti dhe çështje tjera, por siç duket ai nuk do të realizohet, të paktën jo për kur edhe ishte planifikuar.