Trump: Prioritet do të janë emigracioni, kujdesi shëndetësor dhe vendet e punës

10.11.2016 23:39:09

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump është takuar sot me udhëheqësin e shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell.

Pas takimit, Trump u tha gazetarëve se tre prioritetet e tij kryesore janë emigracioni, kujdesi shëndetësor dhe vendet e punës.

Paraprakisht, Trump u takua me Presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan.

Në zgjedhjet e së martës, Trump u zgjedh president i Shteteve të Bashkuara, ku Partia Republikane ka ruajtur shumicën në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve