Trump pritet të vizitojë Drejtorinë e CIA-s

21.01.2017 17:26:26
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pritet që sot të vizitojë Drejtorinë e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në Langley të Virginias, apo agjencinë që ai e ka kritikuar pasi CIA ka konkluduar se Rusia ka kryer sulme kibernetike ndaj procesit zgjedhor presidencial, raporton Reuters.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i presidencës amerikane, Sean Spicer.

“I entuziazmuar për të falënderuar burrat dhe gratë e komunitetit të inteligjencës”, ka shkruar ndër të tjera zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, në Twitter.

Spicer ka nënvizuar se mbi 300 persona do të jenë të pranishëm gjatë vizitës së presidentit te CIA.