Zjarri ia djeg stallën, makinat bujqësore dhe ushqimin e bagëtive

21.01.2017 17:25:09

Një qytetari nga Gjakova, zjarri i ka djegur stallën, makinat e ndryshme bujqësore dhe ushqimin e bagëtive, ku përveç dëmeve materiale nuk të lënduar.

“Ankuesi mashkull k/shqiptar kishte informuar se zjarri e kishte kapluar stallën, makina të ndryshme bujqësore dhe ushqimin e bagëtive. Njësitet policore dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë.