Trumpi dhe Putini – dy presidentë të paparashikueshëm

31.12.2016 10:38:57

Pasiguria tjetër e ardhshme: në SHBA do të qeverisë Donald Trumpi. A do të jetë i parashikueshëm në veprimet e tij ky president? Si do t’i hapet biznesmeni politikës së jashtme? A do ta shikojë politikën e jashtme si “deal”, apo si art diplomatik? A do të radhitet ai si fuqi drejtuese në politikën globale apo jo? Dhe para së gjithash: a e sheh ai veten si pjesë të Perëndimit – apo do të mbështetet ai vetëm te “Make America great again”? Këtu 2017-a hedh përpara hijet e saj

Por 2016-a pa rilindjen që të tërheq vëmendjen të Rusisë dhe të Vladimir Putinit në skenën e politikës botërore. Rusia nuk është fuqi rajonale, siç u shpreh njëherë Presidenti në largim, Obama. Rusia ndërhyn në Lindjen e Mesme dhe në Evropë. Dhe Moska mbështetet para së gjithash në zgjidhje ushtarake dhe jo në diplomaci. Ajo e përdor dhunën me ndërgjegje dhe në mënyrë cinike. Në Siri ose në konfliktet e ngrira në Ukrainën Lindore.

Kthimi i Rusisë në politikën botërore është edhe kthimi i misioneve ushtarake në politikën botërore, për të siguruar ndikim dhe pushtet. Për këtë Perëndimit – nëse ai do të ekzistojë ende si njësi në “vitin një” të Trumpit – do t’i duhet të japë një përgjigje. Edhe Gjermania, e cila tradicionalisht ka vështirësitë e saj me ndërhyrjet ushtarake.