Turqi, vritet një kamikaz i dyshuar në një stacion policie

10.01.2017 14:58:39

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar përpara një stacioni policie në Gaziantep, qytet në juglindje të Turqisë, pranë kufirit me Sirinë. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “Dogan”, sipas të cilës një atentator i dyshuar, është vrarë ndërsa përpiqej të hynte në komisariat. Dyshohet se agresori ka tentuar të hedhë veten në erë. Ndërkohë që një agjent i policisë ka mbetur i plagosur, ndërsa një tjetër atentator është në arrati.