“Kamishi” – Kurtit: Reciprocitetin me Serbinë nise nga deputetët tu, ata tregtojnë me Serbinë

10.01.2017 14:48:14

Seanca e thirrur për të debatuar lidhur me ndalimin e kreut të AAK-së në Francë ka nisur të marrë kahje tjetër. Së fundmi mes veti janë përplasur deputet i PDK-së, Bekim Haxhiu (Kamishi), me deputetin e VV-së, Albin Kurti.

Deri sa deputeti i VV-së, Albin Kurti u është drejtuar deputetëve  të PDK-së se “ju keni votuar që të mos vendoset reciprociteti me Serbinë”, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar nga Kurti që reciprocitetin me Serbinë ta nisë nga deputetët e tij.

“I ke bashkë partiakët e t’u që bashkëpunojnë më Serbinë.  Mixhallarët dhe të afërmit e deputetëve tu tregtojnë me Serbinë. Nisja reciprocitetit nga deputet e tu”, ka thënë Haxhiu, raporton lajmi.net.

Ndërkohë, Kurti i është kundërpërgjigjur duke thënë se “VV ka me mijëra anëtar, unë nuk di krejt çka bëjnë ata, pra ky është banalizimi i krejt kësaj, deputetët e VV-së e kanë dhënë shembullin e vet, Pyetja ime është e thjesht pse keni votuar kundër reciprocitetetit”.