Turqia kundërshton mbështetjen e SHBA-së për kryengritësit kurd në Siri

10.05.2017 12:18:29

Turqia shpreson se SHBA-së do të përfundojë politikën e saj të mbështetjes ndaj milicisë siriane kurde të YPG, tha të mërkurën zëvendës kryeministri Nurettin Canikli, duke shtuar se Ankaraja nuk mund të pranojë që aleati i saj i NATO-s po mbështet këtë grup.

Komentet e Canikli vijnë pasi zyrtarë të SHBA thanë të martën se presidenti Donald Trump ka aprovuar furnizimin me armë të grupit militant kurd YPG, për te mbështetur një operacion për rimarrjen e qytetit sirian Raqqa nga forcat e ISIS.

Ankarja e sheh YPG si një linjë siriane të Partisë së paligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, e njohur si grup terrorist nga SHBA, Turqia dhe Evropa.

Në anën tjetër SHBA e sheh YPG si një partner të vyer në luftë kundër Shtetit Islamik në Sirinë veriore.
“Ne s’mund ta pranojmë prezencën e organizatave terroriste që do ta kërcënonin të ardhmen e shtetit turk”, ka thënë Canikli në një intervistë për transmetuesin turk A Haber. “Shpresojmë se administrata e Shteteve të Bashkuara do të ndalet dhe tërhiqet nga ky gabim. Një politikë e tillë nuk do të jetë e dobishme, s’mund të hyni në një thes me organizatat terroriste”, ka thënë ai.

Presidenti turk, Tayyip Erdogan pritet të takohet me Trump–in në Washington javën tjetër.