Turqia lëshon fletarrest për 189 gjyqtarë dhe prokurorë

14.10.2016 11:06:29

Në kuadër të hetimeve ndaj organizatës FETÖ, Prokuroria e Ankarasë ka lëshuar 189 urdhërarreste për gjyqtarë dhe prokurorë.
Gjyqtarët dhe prokurorët ndaj të cilëve është lëshuar urdhërarresti thuhet se kanë përdorur aplikacionin e komunikimit ByLock të cilin e përdorin anëtarët e organizatës FETÖ, raporton (AA).

Të dyshuarit thuhet se janë në detyra të ndryshme në Ministrinë e Drejtësisë dhe në gjykatat dhe prokuroritë në të gjithë vendin.