Aktivistët turq të këtij komuniteti patën njoftuar përmes rrjeteve sociale se me datën 25 qershor do të organizonin marshin në sheshin Taksim.
Zyra e guvernatorit ka deklaruar se sheshi Taksim në Stamboll nuk është i projektuar për protesta dhe se nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë të përshtatshme.
Kjo zyrë ka shtuar se disa grupe kanë ngritur “ reagime serioze” kundër këtij marshi.
Alperen Hearths, grup i ekstremit të djathtë, i lidhur me partinë politike ultranacionaliste, ka kërcnuar javën e kaluar se do të ndalojë mbajtjen e kësaj parade edhe nëse autoritetet e lejojnë një gjë të tillë.
Paradat e komunitetit LGBT mbahen në Stamboll gjatë dekadës së fundit, mirëpo në vitin 2015 policia e ndaloi marshin duke përdorur gaz lotësjellës dhe topa uji.
Në marshin e vitit 2014, më shumë se 100,000 persona u patën mbledhur në Stamboll, duke shënuar një nga paradat më të mëdha të komunitetit LGBT, në botën myslimane.