Turqia nuk dëshiron konflikt me Rusinë, thotë Erdogan

04.02.2020 21:55:19

Turqia nuk dëshiron konflikt me Rusinë, deklaroi sot presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, me një ton pajtues, pasi disa forca turke dhe siriane u vranë në provincën veriperëndimore të Idlibit.

Kohët e fundit, Erdogan ka akuzuar Moskën, që mbështet presidentin sirian Bashar al-Asad, për mosrespektimin e marrëveshjeve në Siri, si dhe për injorim të përshkallëzimit të krijuar nga qeveria siriane dhe forcat aleate në Idlib.

Ankaraja dhe Moska ndërmjetësuan një armëpushim në Idlib, që u shkel kur ushtria siriane dhe forcat aleate hynë në provincë.