U ekzekutua me breshëri kallashnikovi në Fier. Kush është Nelgert Pata?

21.11.2016 10:51:34

I riu Nelgert Pata, i cili u vra me breshëri kallashnikovi ditëne s otme në Fier, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë.

Një vit më parë atij iu bë atentat në Tiranë, ku mbeti i plagosur. 35-vjeçarit nga Memaliaj, Nelgert Pata, iu bë atentat më 21 gusht tek një lokal te “Rruga e Kavajës”. Në atë kohë, Nelgert Patës kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu ku vuante dënimin për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe dyshimet e para për atentatin u lidhën me të shkuarën e tij kriminale.

Por pas hetimeve, burime nga Policia e Tiranës thanë se plagosja e Nelgert Patës, i shpallur në kërkim për veprën penale “moskallzim krimi”, lidhet edhe me vrasjen e 1 majit në lokal “De Niro”, ku u ekzekutua Elton Çiço. Për shkak të një njohje të vjetër që 34- vjeçari Pata ka me Jani Aliaj dhe Renato Milloshi, autorë të dyshuar për vrasjen e Çiços, policia dyshon se ai ka bashkëpunuar nga burgu për vrasjen e tij. Më 21 gusht Nelgert Pata u qëllua me armë zjarri ku sipas burimeve, u lëndua lehtë në vesh. Menjëherë pas të shtënave, autorët por edhe i lënduari u larguan nga vendngjarja. Policia shoqëroi 2 shtetas kosovarë të cilët më pas rezultoi se nuk kishin lidhje me ngjarjen.

POLICIA JEP DETAJET E PARA PER NGJARJEN

Më datën 20.11.2016 ora 13:50, në aksin rrugor Fier–Seman, në vendin e quajtur “Qenas”, në mjetin tip “Volkswagen” me targa AA 166 IY është gjetur i vdekur, i vrarë me armë zjarri shtetasi M.P, 34 vjeç, banues në Tepelenë, person me precedent penal. Si dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit një 38-vjeçar i cili është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën. Në fshatin Zhupan, Fier, në vendin e quajtur “Mbikalimi” është gjetur duke u djegur mjeti tip “Benz” me portobagazh dhe brenda në mjet janë gjendur dy armë zjarri automatik. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje. Forca të shumta të Policisë po krehin zonën ku u gjet automjeti me armët e zjarrit për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Në të gjitha rrugët që lidhen me vendin ku u gjet automjeti i djegur janë ngritur pika kontrolli nga policia.

NELGERT PATES IU BE ATENTAT NE TIRANE NE GUSHT

34-vjeçarit nga Memaliaj, Nelgert Pata, i është bërë atentat më 21 gusht tek një lokal te “Rruga e Kavajës”. Nelgert Pata kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu ku vuante dënimin për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe dyshimet e para për atentatin u lidhën me të shkuarën e tij kriminale. Por pas hetimeve, burime nga Policia e Tiranës thanë se plagosja e Nelgert Patës, i shpallur në kërkim për veprën penale “moskallzim krimi”, lidhet edhe me vrasjen e 1 majit në lokal “De Niro”, ku u ekzekutua Elton Çiço.

Për shkak të një njohje të vjetër që 34-vjeçari Pata ka me Jani Aliaj dhe Renato Milloshi, autorë të dyshuar për vrasjen e Çiços, policia dyshon se ai ka bashkëpunuar nga burgu për vrasjen e tij. Më 21 gusht Nelgert Pata u qëllua me armë zjarri ku sipas burimeve, u lëndua lehtë në vesh. Menjëherë pas të shtënave, autorët por edhe i lënduari u larguan nga vendngjarja. Policia shoqëroi 2 shtetas kosovarë të cilët më pas rezultoi se nuk kishin lidhje me ngjarjen.