Uashingtoni anulon manovrat ushtarake me Abu Dhabin

07.10.2017 08:49:19
Shtetet e Bashkaura të Amerikës anulojnë një stërvitje ushtarake të parashikuar me Emiratet e Bashkuara Arabe për shkak të krizës së Gjirit, deklaroi sot një zëdhënës.

Në korrik, disa kombe rajonale, të drejtuara nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, filluan lëvizje diplomatike për të izoluar Katarin, duke akuzuar Dohan se mbështet grupet ekstremiste islamike dhe se ka zhvilluar lidhje të ngushta me Iranin.

“Kjo është kryesisht një çështje politike mes vendeve të Gjirit”, sipas një zëdhënësi të Komandës Qendrore të SHBA-së.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim sigurinë e përbashkët dhe bashkëpunuese në rajon dhe të inkurajojmë të gjithë partnerët që të punojnë bashkë për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për të rritur sigurinë në rajonin e Lindjes së Mesme.