Uji merr përpara njerëzit dhe makinat, Greqia në gjendje të jashtëzakonshme

25.11.2019 11:28:48

Reshjet e dendura të shiut përmbytën disa lagje në Greqi, duke marrë përpara edhe automjetet.

Autoritetet greke shpallën gjendjen e jashtëzakonshme pasi situata është dramatike dhe deri tani raportohet për 2 viktima.

Disa zona janë izoluar, jo vetëm në këtë ishull por edhe qytetet e brigjeve lindore greke të Egjeut dhe rajonin e Halkidiki.

Shumë zona janë izoluar për shkak të bllokimit të rrugëve, si pasojë e rrëshqitjeve të tokës. Prej të shtunës autoritetet greke kanë evakuuar qindra banorë, pasi banesat e tyre janë pushtuar nga uji. Pritet që situata të jetë e vështirë deri në fillim të javës së ardhshme.