Ulrike Lunaçek: Retorika nacionaliste nuk i zgjidh problemet

25.04.2017 13:00:13

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek deklaroi se BE-ja këshillon që sa më mirë duhet të shfrytëzohet energjia pozitive, e pranishme në Ballkanin Perëndimor, pasi në disa vende të këtij rajoni janë vërejtur ndryshime drejt sjelljes autoritare, e cila rrezikon përparimin e demokracisë.

Ajo në tekstin e publikuar në portalin europeanwesternbalkans.com, ka thënë se retorika nacionaliste “nuk i zgjidh problemet, nuk krijon punë, nuk forcon ekonominë, nuk ndërton institucionet dhe funksionalitetin e shtetit”, por hap rrugën për konflikte,