UNICEF: 50 milionë fëmijë në botë janë të pastrehë

07.09.2016 10:55:55

Rreth 50 milionë fëmijë në të gjithë botën jetojnë të pastrehë, pasi janë detyruar të largohen nga banesat ose vendet e tyre për shkak të luftërave, të dhunës dhe persekutimeve, njoftoi sot i shqetësuar Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (Unicef).

Në fund të vitit 2015, rreth 31 milionë prej tyre ishin refugjatë dhe 17 milionë të shpërngulur nga vendi i tyre.

Në rreth 50 milionë fëmijë të shpërngulur në botë, sipas Unicef-it, 28 milionë janë ndjekur nga banesat e tyre nga konfliktet dhe janë shpërngulur si brenda dhe jashtë kufijve.

Ata kanë nevojë urgjente për asistencë humanitare dhe për akses të shërbimeve jetësore.