Vajza e vogël përkrahëse e ISIS-it, i këput kokën kukullës (Video)

08.08.2016 22:55:44

Një përkrahës i të ashtuquajturit Shteti Islamik, ka publikuar online një video ku shfaqet një vajzë e vogël që këndon një këngë trishtuese që flet për vrasjen e armiqve të grupit terrorist, dhe më pas ia këputë kokën një kukulle.

Vajza e vogël, e cila veshur mbanë një ferexhe, paraqitet në këtë video incizim me një thikë të madhe në duar.

Më pas ajo fillon të këndojë një këngë në gjuhën arabe, ku thotë se: “Shpatën e ka të mprehtë dhe se do t’i shkatërrojë të gjithë”, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.