Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e dy policëve të zhdukur

01.05.2018 18:43:41

Kërkimet për gjetjen e dy policëve që janë zhdukur në lumin Lepenc, sot kanë vazhduar me intensitet edhe më të lartë.

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma ka tregua se sot janë dyfishuar forcat e policisë dhe të FSK-së.

Suma ka bërë të ditur se kërkimet janë zhvilluar edhe në mal, por kanë vazhduar edhe në ujë.

“Sot janë dyfishuar forcat edhe të policiesë,  edhe të FSK-së por edhe të zjarrfikësave. Kanë rifilluar kërkimet, do të thotë prej fillimet e kanë zgeruar rajonin edhe në mal edhe në ujë. Deri më tani ndonjë gjurmë s’ka asgjë”, deklaroi fillimisht kryetari i Hanit të Elezit.

Tutje Suma ka mohuar se ndonjë valë telefonike ka mundur të kapet ashtu siç kanë raportuar mediat sot gjatë ditës.

Ai ka bërë të ditur se ndonjë telefon apo diçka e tillë, nuk është gjetur.

“Ato mund të jenë çështje të hetimeve, por nuk besoj se ka diçka në lidhje me valët. Nuk jam në njohuri për këtë që po e thoni. Por nuk besoj se ka diçka të vërtetë. Telefonat kanë mujt me konstatu thirrjet kur kanë pasur, përndryshe këtu nuk është gjetur kurgjo”, shtoi Suma.

Kryetari i Hanit të Elezit tutje tha se kërkimet do të vazhdojnë edhe në kohën në vazhdim.

Por sipas tij për gjitha afatet vendos qendra e situatave, që po merret me kërkimet në këtë rast.

“Kërkimet do të vazhdojnë edhe pse zyrtarisht vendos qendra e situatave. Ne jemi në mbështetje të tyre, ata do të vazhdojnë edhe më tutje. Por sa qysh e tek ata vendosin”, përfundoi Rufki Suma.

Malsor Dashi e Armend Trena që nga e shtuna rreth orës 20:45 janë zhdukur dhe asgjë nuk dihet për fatin e tyre