Vazhdon aksioni i policisë gjermane për kapjen e sulmuesit të Berlinit, bastiset xhamia

22.12.2016 17:04:58

Forcat speciale gjermane kanë bastisur një xhani pasi janë në kërkim për tunizianin, i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.

Sipas “Berlinder Zeitung”, forcat speciale kanë përdorur granata tymuese. Edhe banorët përreth ndërtesave pretendojnë se policia përdori lëndë djegëse dhe të shtëna, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga policia.

Sipas departamenteve përkatëse, xhamia ishte bastisur edhe vitin e kaluar, dhe siç është pretenduar ajo ishte vendtakim për islamistët, policia kishte supozuar se do të gjenin edhe para që janë mbledhur për sulme terroriste në Siri.

Në derën e kamioni i cili atë natë hyri në mesin e tregut për Krishtlindje në Berlin, la të vrarë 12 persona dhe plagosu 50 të tjerë, në të njëjtin kamion u gjetën shenjat e gishtërinjve të Anis Omrit, i dyshuari kryesor në sulm.

Autoritetet gjermane tani janë në alarm, pasi doli se Anis ishte i njohur si xhihadisti më i rrezikshëm këtë vit.

Tani gjithë Evropa është në kërkim të tij, por pyetja qëndron se si 24 vjeçari, arriti të shmangë arrestimin dhe deportimin, edhe pse ai ishte “nën radar”.

Autoritetet gjermane paralajmërojnë se ai mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm, gjithashtu kanë ofruar shpërblim prej 100.000 euro për çdo informacion që shpie në arrestimin e tij.