Vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve me Covid-19 në Itali

04.10.2020 17:57:01

Italia ka raportuar 2,578 raste të reja me koronavirus për një periudhë kohore 24-orëshe, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportin e përditshëm statistikor për Covid-19, të lëshuar të dielën.

Shifrat e publikuara të dielën lidhur me të prekurit me virusin korona po konsiderohen në rënie në krahasim me dje, kur Gadishulli pati 2,844 të infektuar të rinj me virus, sipas la Republicca, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, në shtetin italian janë regjistruar edhe 18 vdekje të reja, numër ky i ulët në krahasim me dje (27).