Vdekja e 11 vjeçarit në Fushë Kosovë, Haradinaj i del në mbrojtje policisë

18.07.2019 14:18:50

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur për vrasjen e 11 vjeçarit nga Fushë Kosova.

Ai në një fjalim para mediave në Fushë Kosovë tha se bëhet fjalë për një lajm të trishtë, mirëpo se sipas tij edhe Policia e ka rritur vigjilencën pasi që po përballet me shumë punë, shkruan lajmi.net.

“Ishte një lajm shumë i trishtueshëm dhe na trishtojë të gjithëve. Është një shqetësim dhe policia e ka ngritur vigjilencën por mos të harrojmë se Policia e Kosovës po përballet me një punë mjaft voluminoze”, deklaroi Haradinaj.

Këto komente Haradinaj i bëri ndonëse Policia ishte informuar shumë më herët për rastin në fjalë si dhe për ngacmimet që po i bëheshin viktimës nga i dyshuari për krimin, tashmë i arrestuar.

Ndërkaq më herët kishte reaguar edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Ai kishte kërkuar sqarimin e rrethanave se si kishte ardhur deri tek rasti.