Vdiq profesor Ajeti, po kush mbeti?

14.02.2019 13:15:02


Nga Sinan Kastrati

Dje mora vesh që vdiç profesori Idriz Ajeti. Vdiq profesori i profesorëve e mësuesi i mësuesve.

Një miku im, me vendbanim në Gjermani, Xhafer Leci më thirri që të shkojmë bashkë në një vizitë te profesori por unë nuk isha në Prishtinë dhe kush mendonte se nuk do ta shoh më profesorin?

Më tegoi se ke jetua në kushte të rënda ekonomike, pa ndihmën e “shtetit”. Pse?

Nuk ishte sahanlëpirës e nuk iu shkove prapa politikajve. Ata kanë pasur obligim që të kesh një ndihmëse ose dy, përveç gruas plakë që ndoshta edhe ajo ka pasur nevojë për mbikqyerje.

Të tjerët, ata që ishin si ata merrnin nga 200.000 euro për botimin e pamfleteve të tyre e disa të tjerë, për “kontributin” në politikë, jo në qështjen kombëtare, iu dhanë edhe kerre luksoze, shoferë e shëbëtor dhe nga 1.000 euro në muaj.

Po ty? Ty që në vitet 1970-ta e `80-ta do të kishin pasur dëshirë të kishin shumë univerzitete jugosllave e ballkanike.

Profesor Ajetin e njoha dhe dhe takova për herë të parë më 1975, kur ai ishte në Zenit.

Prej shkallëve të ish Fak. Filozofik e deri në Degën e Albanalogjisë, që ishin hapur dy degë te reja, më 1973, ajo e Letërsisë dhe e Gjuhësisë, e deri në katin e dytë, te kabineti, ku shkruanta: Idriz Ajeti, në të dya anët rreshtoheshin studentë e profesor dhe përkuleshin para profesorit. Ai përshendeste me nga një fjalë goje, por vazhdonte rrugën me hapin e sigurtë, hap që kurr nuk u ndal, deri dje, më 13 shkurt.

Profesor Ajeti ishte burrë e kaluar burrit. Kur ai fliste, të gjithë e degjonim.

Dy raste me kujtohen kur ai foli e ne të gjithë që ishim në ish sallën e Bibliotekës filluam të qeshnim. Besim Bokshi mbronte temën e dizertacionit “Shqipja si gjuhë fleksive indoevropiane”. Kyetar komisioni ishte profesor Ajeti e antar ishte edhe Latif Mulaki e Ali Hadri. Profesor Ajeti ishte i kënaqur me temën e punuar ng profesor Bokshi. Pas pyetje përgjigjeve që ia bënë prof. Ali Hadri e Muraku, dikur profesor Ajeti, ia muar nga dora mikrofonin profesor Mulakut e nuk e la të vazhdoj me pyetje ndersa profesor Ajeti ia bëri disa vrejtje dhe e këshilloj vetëm për disa gabime tåe vogla, për shenjat e pikësimit.

Profesor Ajeti, ishte guximtar i madh. Ai në mbledhjen e 17-të të KQ të LKJ-së në Beograd, pas demostratave të vitit 1981, mbrojti me fakte trashëgiminë tonë kulturore e gjuhësore dhe historike. Kur një akademik serb do të thoshte se shqiptarët nuk janë pasardhës të Ilirëve, profesor Ajeti do të ngritej e në foltoren e asja shtëpie komustësh jugosllav, do të deklaronte: “Me njerëz që nuk e e njohin shkencën është nuk kam çka të flas. Dje keni thëne se të paret  e shqiptarëve janë Ilirët e sot …”

Profesor Ajeti, edhe kësaj radhe institucionet tona u koritën. Ata në vend se të bënin nder veprës tënde, ata të harruan ty.

Profesor Ajeti, mos u çudit sepse këta i kanë harrua edhe Zekeria Rexhën, Anton Ćettën, Ali Hadrin, Gazmend Zajmin, Ejup Statovcin e …. Mark Krasniqite disa prej tyre nuk i lënë të qetë as në varre. Profesor Ćettës ia mbyllën dyert e Institutit e nuk e lanë me hy as në oborr me pushua nën hijet e pemëve.

Profesor, dhimbja për ty është e madhe por shkenca shqiptare do të ishte më e varfër, sidomos ajo e gjuhësisë, etimologjia e fjalëve do të mbetej edhe më e varfër, pa TY!

Profesor, lamtumirë! Ishe dhe mbete i madh!

Lum Kosova që të pati!

Malmö, 14 shkurt 2019