Vëllezërit theren me thikë

28.06.2017 13:37:08

Një person është therur në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje verbale që kishte me vëllanë e tij në një mobilieri.

Fillimisht, dy personat janë rrahur ndërmjet vetes, ku njëri ka pësuar lëndime trupore nga therja me thikë, njofton sot Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur të martën në ora 15.00.

Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.