Vendimi i Kushtetueses, Bregu me deklaratë surprizë, kundër PD: Të nisë jetësimi i Reformës

23.12.2016 09:58:21

Ndryshe nga PD-ja, Majlinda Bregu, ka një qëndrim ndryshe për “vetting-un”. Gjykata Kushtetuese mori vendim sot për rrëzimin e kërkesës së PD-së, që ligji në fjalë të shpallet antikushtetues.

Mirëpo, Bregu thotë se tashmë Reforma në Drejtësi ka shansin real të nisë të zbatohet.
STATUSI
Me halle e mes halleve, prej sot Reforma ne Drejtesi ka shansin real te nise te zbatohet! Meqe eshte prova me e rende qe kemi para, rendesi tani ka te nise jetesimi i saj!
Ne perputhje me Kushtetuten e vendit dhe standardet perendimore te zbatimit te ligjit. Pandeshkueshmeria nuk mund te jete norme e shoqerise dhe as garancia e politikes (sic eshte sot,) se shemtuar shqiptare. Mos paste fatin e reformes zgjedhore!