Arrestohen dy kosovarë në Gjermani, dyshohet se planifikonin sulme

Arrestohen dy kosovarë në Gjermani, dyshohet se planifikonin sulme

23.12.2016 09:48:50

Dy persona janë arrestuar në Gjermani nën dyshimin se kishin planifikuar një sulm në qendrën më të madhe tregtare në Gjermani, në Oberhausen pranë kufirit me Holandën.

Sipas policisë gjermanë, vëllezërit 31 dhe përkatësisht 28 vjecarë, që kanë lindur në Kosovë, janë arrestuar në orët e hershme të ditës së sotme në Duisburg. Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura. Gjermania është në gjendje të gatishmërisë së lartë që prej sulmit të së hënës në Berlin, ku ngelën të vdekur 12 persona.