Veseli: Fillimi i Ri i ka prioritet gratë dhe të rinjtë (Video)

21.05.2017 19:29:51

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë nga komuna e Ferizajt. Me këtë rast ai ka thënë se Fillimi i Ri i jep përparësi gruas dhe të rinjve.

 

“Fillimi i ri është koncepti i transformimit të madh ekonomik të Kosovës, industrializimit të vendit tonë, një bujqësi intensive me të cilën fermerët edhe ndihmohen, por në të njëjtën kohë ndihmohet edhe Kosova përmes prodhimeve të tyre edhe punësimit të rinisë sonë. Fillimi i ri i cili në veçanti i jep përgjegjësi dhe prioritet gruas dhe të rinjve”, ka thënë ai.