Veseli: Hedhja e gazit lotsjellës gjest fëmijëror

10.08.2016 15:22:00

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit në një konferencë për media ka theksuar se seanca për Demarkacionin është vendosur të mbahet me 1 shtator 2016.

Veseli ka thënë se hedhja e gazit lotsjellës është gjest fëmijërorë, duke theksuar se edhe nëse hedhet gaz çdo ditë seancat do të mbahen.

“Jemi duke rrëshqit në papërgjegjësi, derisa s’po matet fjala as veprimet. Gjuha dhe veprimet e pamatura mund të na sjellin një gjendje jo të mirë për qytetarët tanë.

Të gjithë kemi përgjegjësi për këtë shtet. Shteti s’ka me u cenu s’ka kush me na ndal. Nëse mendon dikush që politikisht ka me fitu prej çështjeve të tilla si demarkacioni e kanë gabim.

Ska kush qe na frikëson le ta harrojnë. Fëmijërore është gazi lotsjellës. Le te qesin çdo dite gaz lotsjellës. Si fëmije kam marrë gaz lotsjellës. Ka me marrë përgjegjësi secili për këtë çfarë po bëjnë sot”, tha Veseli.