Veseli u kërkon falje gazetarëve, do të jeni pjesë e transparencës

10.08.2016 15:24:33

Kryetari i Kuvendit të Kosovës është deklaruar për moslejimin e gazetarëve në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit.

Veseli është shfajësuar para gazetarëve duke thënë se është pikërisht ai që është kritikuar për hapësirën e madhe që iu ka lejuar medieve. Ai u ka premtuar gazetarëve se do të kenë qasjen e plotë, përderisa ai të jetë në krye të Kuvendit.

“Mua nuk do të më pengonte sikur të qëndronit edhe gjatë tërë kohës në kryesi sa kemi folur. Keni me qenë pjesë e transparencës”, ka thënë Veseli gazetarëve