Veseli: Heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj dhanë kontribut të madh në UÇK

30.05.2020 14:21:17

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në 21 vjetorin e rënies ka përkujtuar heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj.

Veseli, përmes një postimi në Facebook, tha se i përkujton ata me nderim të thellë për kontributin e tyre të madh në betejat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Postimi i plotë i Veselit:

“Në 21 vjetorin e rënies heroike, kujtojmë me nderim të thellë heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, për kontributin e tyre të madh në betejat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rruga e tyre jetësore, ishte në shërbim të atdheut, për të qenë deri në momentet e fundit të jetës së tyre dalëzotës të përkushtuar e të paepur, në rrugën e nderit e lirisë.

Lavdi heronjve Rasim Kiçina e Ragip Halilaj!”, ka shkruar Veseli.