Veseli uron për Pashkët: Kjo festë të ju gjejë mes njerëzve të dashur

01.04.2018 10:19:53
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.

“Urime të përzemërta për të gjithë të krishterët me rastin e Festës së Pashkëve, e cila shënjon ditën e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e njeriut të vlerave më sublime shpirtërore”, ka thënë Veseli.

“Uroj që kjo festë e shpresës, dashurisë e mirëkuptimit, t’ju gjejë mes njerëzve tuaj të dashur, me gëzime dhe shumë të mira për juve. Gëzuar për shumë mot”.