Vetëm 33,000 civilë e kanë lëshuar Mosulin

07.11.2016 22:38:49

Më shumë se 33,000 civilë e kanë lënë Mosulin, qyteti irakian që është në duart e të ashtuquajturit Shteti Islamik, por aty vazhdojnë të qëndrojnë edhe njw milion qytetarë.

Zyrtarët amerikanë thonë se që nga dita kur Ushtria e Irakut filloi sulmet në Mosul, qytetin e kanë lënë vetëm 33.000 njerëz”, raporton AFP, transmeton KosovaPress.

“Kjo është më pak nga ajo që prisnim, por ajo që është shumë e rëndësishme të kujtojnë, është se fuqia sulmuese e Ushtrisë së Irakut nuk është përqendruar në zonat e populluara”, thanë zyrtarët.

Qyteti i dytë më i madh i Irakut është në duart e të ashtuquajturit Shtet Islamik që nga qershori i vitit 2014, ndërsa ka disa ditë që Ushtria irakiane e ndihmuar edhe nga ajo amerikane, ka filluar një ofensivë të përgjithshme për ta marrë kontrollin në këtë qytet.